Detyra e parë në informatik
Blogger është një platformë falas nga Google që lejon njerëzit të krijojnë dhe menaxhojnë blogjet e tyre. Me Blogger, mund të shkruajmë artikuj, të ndajmë foto dhe të personalizojmë faqen tonë lehtësisht. Është falas dhe i lehtë për t’u përdorur. Nuk kërkon njohuri programimi. Mund të personalizohet me tema dhe dizajne të ndryshme. Një blog mund ta krijom në bazë të këtyre hapave: 1. Hyni në Blogger me një llogari Google. 2. Klikoni "Krijo një blog të ri". 3. Zgjidhni një emër dhe një temë për blogun. 4. Filloni të shkruani dhe publikoni postimet tuaja! Blogger është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të ndarë mendimet dhe idetë tona me botën!